Nuk është Berisha, ja kush është fatkeqësia më e madhe e Shqipërisë sipas Demalisë

Shqipëria

Nuk është Berisha, ja kush është fatkeqësia më e madhe e Shqipërisë sipas Demalisë

Më: 5 maj 2023 Në ora: 09:15
Ilir Demalia

I ftuar në një intervitstë televizive, analisti Ilir Demalia  tha se fatkeqësia  e Shqipërisë nuk është Sali Berisha, por berishizmi dhe klonizmi që ka mbjellë Berisha në Partinë Demokratike.

Ilir Demalia: Gjuha e aspër e Berishës është kultura e formimi i tij. Kjo gjuhë e ka bërë të lodhshëm të gjithë rrugëtimin politik që është futur kjo lloj kulture dhe fatkeqësisht nga opozita, nga njerëz të cilët nuk kanë alternativa, ide dhe janë të korruptuar dhe kompromentuar në ketë sistem politik që e njohim. Berisha e ka marrë damkën nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe.

Koha e Berishës ka mbaruar. Fatkeqësia e Shqipërisë nuk është Berisha, por berishizmi dhe klonizmi që ka mbjellë Berisha në ketë parti.

Ben Andoni: Berisha më bën të kuptoj pse ne jemi një nga vendet që ka qëndruar aq të thukët në kohen e komunizmit. Jo thjesht për berishizmin që ka mbjellë, por për mënyrën se si ne merremi me kultin e individin dhe si individë të caktuar nuk i përfaqësojnë siç duhet shqiptarët. Berisha bën narrativa në shekullin e 21, në dekadën e tretë është e dhunshme për Shqipërinë. Nuk është faji i Berishës, por i shqiptarëve që shkojnë mbas tij. Këtu është problemi real.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat