Eksperti i sigurisë bën paralajmërimin e frikshëm: Kambanë alarmi për rajonin

Shqipëria

Eksperti i sigurisë bën paralajmërimin e frikshëm: Kambanë alarmi për rajonin

Më: 5 maj 2023 Në ora: 13:52
Serbi

Eksperti i Sigurisë Fation Softa komentoi dy ngjarjet tragjike të ndodhura brenda 48-orësh në Serbi, ku humbën jetën 17 persona mes tyre dhe të mitur si pasojë e të shtënave më armë zjarri.

Në një intervistë televizive, Softa theksoi se ngjarjet e rënda në Serbi janë këmbanë alarmi për rajonin.

Më tej ai theksoi se duhet të tregohet një vëmendje e veçantë  për rrezikun që kanë armët në duart e popullatës.

“Serbia është një nga ato vendet që kanë një numër të madh armësh që janë në duar t e popullatës dhe ky ishte një nga shqetësimet e Vuçiç për të gjithë lejet që janë dhënë për armët. Është një nga shtetet që ka ligje të rregullta për përdorimin e armëve. Rasti i 13-vjeçarit dhe i 19-vjeçarit duhet të jetë këmbanë alarmi për të gjithë vendet  e rajonit tonë për të treguar një vëmendje  të veçantë për rrezikun që kanë armët në duart e popullatës. Serbia është një nga vendet që ka numrin më të madh të armëve në duart e popullatës . Në të gjithë rajonin ka armë në duart e popullatës”- theksoi ai.

Ndër të tjera eksperti nënvizoi se Serbia është një vend potencial që merret me trafikimin e armëve.

“Duke qenë se lëvizja e armëve apo trafikimi i tyre herë pas here vijnë nga  Serbia, tregon edhe njëherë që është një vend potencial që merret me trafikimin e armëve. Këto armë janë në duart e grupeve kriminale por jo vetëm”-përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat