Alibeaj: Aleanca Berisha-Meta po i shërben si oksigjen pushtetit të Ramës

Shqipëria

Alibeaj: Aleanca Berisha-Meta po i shërben si oksigjen pushtetit të Ramës

Më: 5 maj 2023 Në ora: 15:51
Enkelejd Alibeaj

Rama dhe Berisha janë bashkë dhe i bashkon i njëjti hall. Kështu është shprehur kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, gjatë një takimi me qytetarët në Berat, ku edhe prezantoi kandidaten për kryetare bashkie.

Sipas Alibeajt, aleanca Berisha-Meta po i shërbejnë si oksigjen Ramës dhe se sipas tij nuk mund ta rrëzojnë këtë të fundit nga pushteti.

E si te vi sot dhe një herë të shprehë e të dale para demokratëve dhe shqiptarëve, si oferta e re, aleanca Berisha Meta që do te rrezojnë Edi Ramen. Jo more jo, është okaigjeni i Edi Ramës, është shpresa e Edi Ramës, kanë të njëjtin hall. Si njëri si tjetri dhe tjetri. Dhe është aleancë që bëhet me bekimin, ndihmën e Ramës. Një aleancë që behet per të shpetuar me drejtësinë, hallet personale me SHBA. Njëri është non grata, tjetei njihet si pazarxhi politik, e madje në Berat njihet shumë mirë. Tjetri është nisur drejt kësaj rruge. Hallet që ka Edi Rama kane shkuar deri në SHBA. Nje muaj të tëre gjate janarit nuk u duk në parlament. Kur plasi skandali Mc Gonigal. Ku ishte i përfshirë.

Me paret e shtetit shkon korrupton, lobon kundër PD. Nje ceshtje qe vazhdon atje të jetë në hetim e sipër. Hallet me drejtesinë i kanë bere ato të jene bashke. Ky është halli. Ne te gjithë këtë panoramë. Ka vetem nje formacion politik qe nuk ka halle. Ja jeni ju këtu. Është PD. E di une ka qenë e vështire në fillim, shumë e vështirë ka qenë. Por ndarja e madhe që është bërë, është ndarja mes hallexhinjëve nga njëra anë dhe njerëzve të lirë nga ana tjetër. Ska këtu  ne këtë salle. Nuk kishte në Durrës, Tiranë, as në Shkodër as në Sarandë e në Fier. Jo njerëz të lirë. Njerez që nuk u thua asgjë për të djeshmen nëse kanë pasur çeshtje me korrupsionin. Zero. Kjo është PD. Partia Demokratike përbëhet nga njerëz të lirë, lindi me shpresën që tq ishte e përbërë nga njerëz të lirë, sot është e përbërë nga njerëz të lirë. Ky është dallimi i madh që kemi ne sot. Kjo është ndarja e mdhe. Nuk janë dakort me atë çka Bujari tha pak më parë me gjithë realizmin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat