Rama me premtime në Gjirokastër: Në 4 vitet e ardhshme, do të bëjmë katërfishin e punëve

Shqipëria

Rama me premtime në Gjirokastër: Në 4 vitet e ardhshme, do të bëjmë katërfishin e punëve

Më: 5 maj 2023 Në ora: 18:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama vazhdoi fushatën elektorale në Gjirokastër, ku kërkoi votën për kandidatin Flamur Golemi.

Duke folur për punët që janë bërë gjatë këtyre viteve, Rama premtoi më shumë investime për bashkinë Gjirokastër.

Dilni masivisht atje (në votime), në katër vitet e ardhshme do të bëjmë katërfishin e atyre që kemi bërë në të gjitha vitet që kemi qenë në pushtet”.

Sërish Rama nuk kurseu akuzat për Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët në zgjedhje garojnë me koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

S’ka derë të hapur për Saliken. Ne u themi s’duam ta shohim me sy, këta prapë ne e vene para syve”, tha kryesocialisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat