Posteri i Këlliçit, Çim Peka: Të isha unë do e bëja më të ashpër

Shqipëria

Posteri i Këlliçit, Çim Peka: Të isha unë do e bëja më të ashpër

Më: 5 maj 2023 Në ora: 19:12
Foto nga intervista

Gazetari Çim Peka tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk e sheh si aspak ofendues posterin e kandidatit për kryebashkiak të Tiranës, Belind Këlliçit, i cili ngre gishtat e mesit për korrupsionin.

Sipas tij, i vetmi gabim ishte fakti që nuk u insistua që ky poster të ishte i afishuar në rrugët e kryeqytetit.

I vetmi gabim i Këlliçit është që nuk e shtyu, u kompleksua dhe duhet ta vazhdonte. KQZ mori vendim që duhet të jetë e sigluar nga partia që e ka posterin. Rama e kishte pa siglim, pa logo, se ky kishte emrin e vet në të, ky e kishte në rregull me KQZ-në,” – u shpreh Peka.

Gazetari tha se nëse do të ishte në vend të Këlliçit do bënte diçka edhe më të ashpër në kuadër të fushatës së tij elektorale.

“Të gjitha gratë e Ramës që sot janë ose ministre, ose zv. ministre, ose burrat e tyre janë bërë ministra, do të ishin në çdo tabelë të Tiranës pa diskutim. Nuk është çështje fyerje kjo, është çështje vërtetësie. Këta kanë ndërtuar një piramidë, dashnorësh, shokësh, gjithçka dhe janë 10 familje që e drejtojnë këtë vend, e vjedhin dhe që kanë detyruar 980 mijë shqiptarë të ikin,” – u shpreh Peka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat