Berisha nga Tropoja: Rama njeh veç vallen e parasë, racist i vërtetë për malësorët! Veriorët nuk i japin votë

Shqipëria

Berisha nga Tropoja: Rama njeh veç vallen e parasë, racist i vërtetë për malësorët! Veriorët nuk i japin votë

Më: 6 maj 2023 Në ora: 13:49
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Tropoja ku prezantoi kandidatin për Bashki, Besnik Dushaj tha se ky i fundit do të sjellë frymën e fitores dhe fundin e monizmit pas zgjedhjeve të 14 majit.

Berisha tha se ‘Rilindja’ po përdor pushtetin vetëm për t’u pasuruar dhe se kryeministri Edi Rama është racisti dhe armiku më i madh i shqiptarëve pas diktatorit Enver Hoxha, pasi ai i ndërpret ndihmat ekonomike atyre që nuk e votojnë, siç ndodhi me Kukësin.

“Besnik Dusha është një malësor që mishëron vetitë më të arrira tuajat, dashurinë e madhe për Malësinë e Gjakovës, për qytetarët e saj, përkushtimin e pakufizuar për të bërë të mundur shërbimet më dinjitoze që meritoni, për të përdorur taksat tuaja në mënyrën më transparente.

Besnik Dusha ka një detyrë, ajo detyrë është të ftojë këtu në këtë shesh, para jush, Rexh Byberin dhe t’i thotë: hajde t’u japim llogari këtyre qytetarëve, t’i nxjerrim xhepat, të bëjmë bilancet, çfarë ke bërë ti dhe çfarë kam bërë unë gjatë qeverisjes, t’u thuash të gjitha mendimet që ke. Rexha e ka shndërruar bashkinë në një gropë më të thellë se përroi i Shendelicës. Dalja e qeveritarëve para qytetarëve është akt ligjor dhe moral i detyrueshëm. Por Rexha nuk del sepse nuk mund të dalë. I del gropa e madhe që ka bërë në bashki, i dalin tenderat që i ka dhënë siç ai i din. I dalin të gjitha aktet e tij, me të cilat vërtet nuk iu ka shërbyer qytetarëve të Malësisë së Gjakovës, por vetëm xhepit të tij.

E pashë në Kukës me Edi Ramën, Edi Rama i thoshte Safet dhe Rexhë, vallen e Tropojës, por ata dinë vetëm vallen e lekut, nuk dinë valle tjetër.

Këto zgjedhje janë shumë më tepër, janë shumë më tepër se zgjedhje për qeveri vendore. Janë zgjedhje kundër një njeriu që ka pushtuar, ka marrë në dorë të gjitha pushtetet dhe i përdor kundër qytetarëve. Kundër një njeriu që ka zbrazur Tropojën si asnjë pushtim. Ka larguar çdo institucion. Kundër një njeriu, që javën e parë që erdhi në pushtet, preu ndihmën ekonomike për qarkun e Kukësit në 20 mijë familje. Një racist i egër! Preu ndihmën ekonomike vetëm pse nuk e votuan në vitin 2013.
Tropoja dhe veriu, ia them përsëri, kanë te Edi Rama pas Enver Hoxhës dhe Car Dushanit, armikun më të egër, racistin më të papërmbajtur.
Asnjë verior nuk mund t’i japë votën atij. Edi Ramës nuk i jepet vota”
, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat