Berisha fushatë në Tropojë, sulmon kandidati socialist Rexh Byberi

Shqipëria

Berisha fushatë në Tropojë, sulmon kandidati socialist Rexh Byberi

Më: 6 maj 2023 Në ora: 15:10
Sali Berisha

Sali Berisha u rikthye në vendlindje për t’u kërkuar mbështetjen tropojanëve kundër Edi Ramës, të cilin e akuzoi për diskriminim krahinor dhe nxitje të ndasisë veri jug.

Berisha: Javën e parë që erdhi në pushtet, preu ndihmën ekonomike për qarkun e Kukësit në 20 mijë familje. Një racist i egër! Preu ndihmën ekonomike vetëm pse nuk e votuan në vitin 2013. Tropoja dhe veriu, ia them përsëri, kanë te Edi Rama pas Enver Hoxhës dhe Car Dushanit, armikun më të egër, racistin më të papërmbajtur. Asnjë verior nuk mund t’i japë votën Edi Ramës.

Demokratët e humbën bastionin e Tropojës, për shkak të bojkotit të zgjedhje lokale ne 2019. Socialistët kërkojnë një mandat të dytë për Rexh Byberin, të cilit Sali Berisha nuk ia fal kapërcimin e ylberit politik.

Berisha: Kurrë mos votoni për ata që për hir të xhepit, ndërrojnë cdo pushtet. Rexh Biberi pasi qëndroi për vite te tëra pushtetar i PD, ndërroi cdo parti, që i ofroi pushteti. Cdo socialist i Tropojës është 10 herë me më shumë integritet se Rexh Byberi. E pashë në Kukës me Edi Ramën, Edi Rama i thoshte Safet dhe Rexhë, vallen e Tropojës, por ata dinë vetëm vallen e lekut, nuk dinë valle tjetër. Asnjë votë për Rexh Byberin.

Jo vetëm për kandidatin socialist, Sali Berisha i lejon vetes një parashikim edhe fatin politik të Edi Ramës.

Berisha: 14 maji duhet të jetë fundi i tij. U garantoj se pas rivendosjes së pluralizmit me votimin e Besnik Dushës në Tropojë, në një afat shumë të shkurtër, Edi Rama do i thotë mirupafshim pushtetit. Ose do shkoje te McGonigal, ose aty ku e kanë vendin kriminelët elektoralë.

Tropojanëve u premtoi rindërtimin e gjithë rrjetit elektrik të fshatrave, dhe Autostradën e Alpeve sipas standarteve Europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat