Urdhri i KQZ: Hiqni posterat! Celibashi: Keni 24 orë kohë, përndryshe ka sanksione

Shqipëria

Urdhri i KQZ: Hiqni posterat! Celibashi: Keni 24 orë kohë, përndryshe ka sanksione

Më: 6 maj 2023 Në ora: 15:25
Ilirjan Celibashi

Urdhri i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve  artikulohet për herë të dytë në pak ditë, por mesa duket ka rënë në vesh të shurdhët.

As Policia e Shtetit e as ato bashkiake në 61 njësitë e vendit nuk kanë zbatuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e materialeve propagandistike në kundërshtim me ligjin.

Celibashi: Kanë 24 orë kohe ose do ndërmarrim sanksione.

Edhe pse urdhri i tij nuk është zbatuar, Komisioneri nuk i ndali ultimatumet.  Por,  për cilat subjekte bëhet fjalë? Ditet e fundit të fushates kanë rritur tensionin elektoral tek garuesit, ku të gjithë ankuan për të gjithë.

Bazuar në vendimmarrjet e Komisionerit, fytyra e Edi Ramës  dhe kundërshtarëve të tij  duhet te hiqet nga billborderat në aksin  Durrës-Lushnjë, pasi janë në shkelje të ligjit elektoral.

Të njëjtin fat do kenë edhe posterat  elektoralë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” pas ankesës së bërë nga socialistët. Madje për Sali Berishën kishte një  ankese të dyfishtë që erdhi nga radhët e demokratëve.

KQZ: Ankohen se i thonë Berishës kryetar i PD.

Enkelejd Alibeaj i ishte drejtuar dy herë KQZ, duke kërkuar masa ndaj mediave qe i jepnin këtë titull Berishës, por në finale rezultoi të mos ishte xhelozi politike, por llogari aritmetike në minutazh transmetimi.

Përfaqësuesi i PD-së: AMA të mos e quajë në minutazhin e PD kur Berishës i thonë kryetar.

Ky argument u duk bindës për Komisonerin Celibashi, i cili kërkoi nga Autoriteti i Mediave se pavarësisht emërtesës që mediat i bëjnë Sali Berishës, të mos e llogarisë në kohën e Partisë Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat