Ishte mbështjellë me batanije/ U braktis nga nëna mes shkurreve, ja ku u gjet foshnja 2-muajshe në Golem

Shqipëria

Ishte mbështjellë me batanije/ U braktis nga nëna mes shkurreve, ja ku u gjet foshnja 2-muajshe në Golem

Më: 7 maj 2023 Në ora: 16:20
Golem

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku u gjet foshnja rreth 2 muajshe, që ishte braktisur nga nëna e saj. BalkanWeb mëson se foshnja, fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore, është gjetur përtokë afër shkurreve, ndërsa ishte mbledhur me një batanije.

Ishte një kalimtar i rastit ai që pikasi vogëlushen, ndërsa me shpejtësi e transportoi atë në spitalin e Durrësit.

Ndërkohë, autoritetet e spitalit, pasi u njohën me rastin, njoftuan policinë, e cila u vu në lëvizje.

Pas hetimeve u identifikua nëna e foshnjës, ndërsa bëhet fjalë për 22-vjeçaren me inicialet D. S., banuese në Durrës, e cila është shpallur në kërkim. Nuk dihen motivet që e shtynë të renë që të ndërmerrte aktin ekstrem, për të braktisur foshnjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat