“Subashi i Fierit një nga hajdutët e pamëshirë”/ Berisha: Përpara me Ramën do të thotë rroga të ngrira e drejtësi e kapur!

Shqipëria

“Subashi i Fierit një nga hajdutët e pamëshirë”/ Berisha: Përpara me Ramën do të thotë rroga të ngrira e drejtësi e kapur!

Më: 7 maj 2023 Në ora: 20:08
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin e radhës elektoral është ndalur në Fier, ku edhe ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Edvar Kodhelin.

Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se fitorja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” është e padiskutueshme, ndërsa shtoi se përpara me kryeministrin Edi Rama do të thotë përpara me ndëshkime, gjoba , pa liri dhe pa të drejta.

“Starti ynë po përfundon me finishin drejt fitores së shkëlqyer të koalicionit “Bashkë Fitojmë” me kandidatin në Fier dhe në mbarë Shqipëri. Përpara me Edi Ramën do të thotë fuqëzimi i të gjitha pushteteve në duart e tij dhe ky do të ishte një gabim fatal pavarësisht nga bindjet politike. Pushtetet e përqendruara në një dorë kanë sjellë mjerime, kurrë nuk kanë sjellë mirësi për qytetarët.

Përpara me Edi Ramën do të thotë rroga të ngrira, do të thotë boshatisje e qyteteve dhe fshatrave tonë, mbyllje shkollash, shkatërrim i sistemit shëndetësor. Bojkotim total të fermerëve. I bëj thirrje të ndalen dhe të arsyetojnë si kanë qenë këto vite me ta. Ai kontrollon çdo gjykatë e çdo prokuror”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat