“Rama udhëton me avion me dhomë gjumi, bijtë e nënave rrezikojnë jetën me gomone/ Berisha s’i kursen kritikat për fjalorin e kryeministrit: Vulgar dhe banal!

Shqipëria

“Rama udhëton me avion me dhomë gjumi, bijtë e nënave rrezikojnë jetën me gomone/ Berisha s’i kursen kritikat për fjalorin e kryeministrit: Vulgar dhe banal!

Më: 7 maj 2023 Në ora: 22:52
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin elektoral në Vlorë prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Hysni Sharrën.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se më 14 maj kryeministri Edi Rama do të marrë përgjigjen që meriton dhe se shqiptarët do ta ndëshkojnë me votë.

“Rama është një despot që nuk ka as moral dhe as normë.  Mendon se me fjalor vulgar , banal të turpshëm do të bëjë qytetarët të harrojnë korrupsionin. Por Edi Rama për çdo shqiptar të ndershëm, çdo fermer të ndershëm është armik. Asnjë regjim, asnjë pushtim nuk ka përzënë shqiptarët nga Shqipëria si pushtimi i Edi Ramës”, tha Berisha.

Më tej shtoi se regjimi i Edi Ramës ka krijuar problematikat më të mëdha që nga varfëria e shqiptarëve deri tek korrupsioni masiv.

“Ai vetë udhëton me avion me dhomë gjumi, kurse bijtë e nënave rrezikojnë jetën me gomone. Është koha ta ndëshkojmë me votën tonë, është koha të firmosim për Vlorën të ardhmen e saj dhe të gjithë Shqipërinë”. Më 12 maj, ju ftoj në sheshin “Nënë Tereza” të mbyllim fushatën e fitores”, u shpreh ndër të tjera ish-kryeministri Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat