Kthesa e fortë e motit, meteorologu zbulon çfarë pritet të ndodhë gjatë javës

Shqipëria

Kthesa e fortë e motit, meteorologu zbulon çfarë pritet të ndodhë gjatë javës

Më: 8 maj 2023 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Temperaturat për ditën e sotme pritet të arrijnë në 29 gradë në vlerat maksimale, por duke nisur nga e marta do të ketë zhvillim të vranësirave dhe reshje shiu.

Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha se java pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm, duke bërë që e mërkura dhe e enjtja të ketë edhe rrebeshe shiu, ndërsa fundjava do jetë në dominimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta.

Edhe vlerat termike pritet të shënojnë rënie, duke bërë që të mërkurë dhe të enjte vlerat maksimale të mos i kalojnë 23 gradë celsius.

Nga e premtja temperaturat maksimale shkojnë mbi 25 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat