Hapet tregu i ri publik i Farkës/ Veliaj: Gjatë fundjavës do ta kthejmë në panair

Shqipëria

Hapet tregu i ri publik i Farkës/ Veliaj: Gjatë fundjavës do ta kthejmë në panair

Më: 8 maj 2023 Në ora: 09:36
Erion Veliaj

Kreu aktual i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije se është hapur tregu i ri publik i Farkës, si hapësirë e nevojshme për fermerët dhe konsumatorët, të cilët do të shesin dhe blejnë produkte të ndryshme duke shkurtuar kosto kohore dhe financiare.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj u shpreh se ky treg gjatë fundjavës do të kthehet në një panair për fëmijët dhe qytetarët që duan të mësojnë më shumë rreth tokës, frutave dhe perimeve.

“Ky treg nuk pengon rrugën askujt. Është e rëndësishme të na lejohet të vazhdojmë me projektin e  Unazës së Madhe.

Sot më vjne mirë që institucionet janë bërë të gjitha bashkë.

Më vjen mirë që ka kaluar patetizmi ku institucionet firmosnin me njëri tijetrin.

Shitja me shumicë e frutave dhe perimeve ndodh në 03-07 të mëngjesit.

Ajo që duam ne të bëjmë është që gjatë fundjavës ta kthejmë në një panair”, tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat