Veliaj në SPAK: Ishte momenti të vinte si burrë! Më 19 maj do të shoqërohet për paraqitje të detyrueshme në gjykatë

Shqipëria

Veliaj në SPAK: Ishte momenti të vinte si burrë! Më 19 maj do të shoqërohet për paraqitje të detyrueshme në gjykatë

Më: 8 maj 2023 Në ora: 11:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se më 19 maj ish kryeministri Sali Berisha do të shoqërohet nga policia për paraqitje të detyrueshme në GJKKKO.

Veliaj: Ai duhej t’i provojë ne gjykatë sot ishte momenti të vinte si burrë por ai nuk është burrë, ai është frikacak, ai është njeri i lig ka mbjellë përçarje shpifje ka mbjellë hidh baltë.

Sot u vendos që më 19 maj në orën 10:00 do të shoqërohet nga policia për paraqitje të detyrueshme në gjykatë, policia do të sjellë Berishën si të gjithë qytetarët e tjerë që të provojë akuzat, t’u futesh njerëzve tek vrima e çelësit, të merresh me gjithë familjet e dynjasë.

Policia do duhej të bëjë detyrën dhe ta sjellë me detyrim, ato janë të padenja për këdo që angazhohet publikisht që ka përdorur prezencën e vet. Një njeri që shpif i përket së kaluarës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat