Makina rrëshqet dhe bie në oborrin e shtëpisë/ Ndërron jetë qytetari, bie në pranga 39-vjeçari

Shqipëria

Makina rrëshqet dhe bie në oborrin e shtëpisë/ Ndërron jetë qytetari, bie në pranga 39-vjeçari

Më: 8 maj 2023 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

DVP Dibër/Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, për një aksident të ndodhur në fshatin Shtushaj, Bulqizë, ju informojmë se në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, për këtë rast, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. T., 39 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për shkak se nuk kishte siguruar mirë, automjetin e tij tip “Benz”, automjeti ka rrëshkitur dhe ka rënë në oborrin e banesës së shtetasit I. D., ku e ka goditur këtë shtetas dhe për pasojë shtetasi I. D. humbi jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. O., 42 vjeç, banues në Bulqizë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi V. N., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se 37-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë automjetin një shtetasi dhe e ka çuar në pikën e grumbullimit në pronësi të shtetasit M. O. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për kapjen e shtetasit V. N.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. D., 30 vjeç dhe R. L., 39 vjeç, të dy banues në Dibër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një shtetas tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat