Gazetari Hoxha zbërthen deklaratën e Veliajt pas daljes nga SPAK: E luajti sikur do arrestohet Berisha

Shqipëria

Gazetari Hoxha zbërthen deklaratën e Veliajt pas daljes nga SPAK: E luajti sikur do arrestohet Berisha

Më: 8 maj 2023 Në ora: 13:29
Erion Veliaj

Gazetari Poli Hoxha komentoi paraqitjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK për seancën e parë plenare për padinë e ngritur ndaj Sali Berishës për shpifje.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Veliaj po bën fushatë si kryeministri Edi Rama.

Ndër tjera ai theksoi se Veliaj sot para mediave foli si prokuror, duke thënë se ish-kryeministri Sali Berisha  do të shoqërohet në SPAK më datë 19 Maj.

“E gjithë  fushata e Erion Veliajt është njëlloj si e Edi Ramës, ‘non grata’, Ilir Meta. Doli sot nga SPAK dhe foli sikur ishte prokuror. Doli e tha se Berishën me datë 19 e kemi këtu të shoqëruar.  Ai përdori politikisht një gjë që e dimë të gjithë. Mazhoranca nuk po lufton  shumë për vota, sepse votat e  veta, votat e pensionistëve, votat e administratës, i ka”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat