Bënë fushatë në rrjetet sociale të bashkisë, KAS gjobit 15 kryetarët aktual

Shqipëria

Bënë fushatë në rrjetet sociale të bashkisë, KAS gjobit 15 kryetarët aktual

Më: 8 maj 2023 Në ora: 16:16
KQZ

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve këtë të hënë ka vendosur që të gjobisë 15 kryetarët aktual të bashkive, pasi kanë përdorur për qëllimet e tyre për fushatën e zgjedhjeve të 14 majin, Facebookun zyrtar të bashkisë ku ato punojnë.

Ndërkaq kujtojmë se në lidhje me këtë veprim, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kishte kërkuar që këto kryebashkiakë të gjobiteshin me një gjobë prej 30 mijë lekësh, por në vendimin e tij KAS e ka çuar në vlerën prej 100 mije lekë.

Të gjithë kryebashkiakët e gjobitur nga KAS janë njëkohësisht edhe kandidat për të fituar një tjetër mandat në krye të bashkisë në zgjedhjet e 14 majit.

Më poshtë lista e kryebashkiakëve të gjobitur;

Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh

Andi Salla, Kryetar i Bashksë Cërrik

Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier

Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan

Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë

Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrë

Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë

Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës

Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë

Eriselnda Sesfa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë

Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër

Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Përrenjas

Pali Kolevski, Kryetar i Bashkisë Pustec

Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec

Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat