Gazeta amerikane publikoi lidhjet e Vuçiçit me botën e krimit/ Paralajmëron Berisha: Së shpejti do të dëgjoni për Belivukun e Ramës, për dosjet e tij

Shqipëria

Gazeta amerikane publikoi lidhjet e Vuçiçit me botën e krimit/ Paralajmëron Berisha: Së shpejti do të dëgjoni për Belivukun e Ramës, për dosjet e tij

Më: 8 maj 2023 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin elektoral ka prezantuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Sarandën, Himarën dhe Delvinën.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se kandidatët e kryeministrit Edi Rama janë kopja e tij.

“Edi Rama thotë vetëm Zorra qorre, nuk kam motër për të martuar dhe nuk do t’ju ndihmoj po votuan PD. Kjo është fushata e një kryeministri”, u shpreh Berisha.

Më tej Berisha u ndal edhe tek artikulli i gazetës amerikane e cila raportoi për lidhjet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç me botën e krimit.

“Nuk votohet Edi Rama është sjellë me shqiptarët më keq se çdo pushtuesit. I lexuar shkrimet me Vuçiçi, për Belivukut. Së shpejti do të dëgjoni për Belivukun e Edi Ramës, për dosje e tij”, theksoi Berisha.

Gjithashtu ish-kryeministri tha se Rama është përgjegjës për situatën e vështirën me të cilët përballen sot qytetarët shqiptarë për shkak të korrupsionit që ka përfshirë vendin.

Berisha: Kandidatët tanë janë të gatshëm të dalin në shesh para jush dhe të japin llogari për çdo gjë. Kandidati i Delvinës është si të jetë rritur në ishullin e drogës. Vjehrri dy herë i dënuar për drogë. Ardi Veliu bën fushatë se ka hall të marrë ndonjë mandat. Ardi të them atje ku e meriton do të shkosh. E ftoj Edi Ramën të dalim para qytetarëve të dalim në çdo shesh. Çfarë të tremb që largohesh? Ke frikë sepse t’i ke vjedhur. Ke firmosur fap fap fap e paf paf paf. 420 mln euro janë firmosur për djegësat. Ke firmosur për të shpërbërë pasurinë përrallore të Sarandës, parkun e Butrintit. Si parku i Butrintit nuk të dytë në Europë, është një mrekulli e Zotit dhe e natyrës.  PD nuk do të lejojë kurrë tjetërsimin e Parkut të Butrintit.

I ndalur tek çmimet Berisha tha se: Çmimet Rama i rriti me bordet e tij. Fermerët i ka lënë pas dore. Rrogat i ngriu, para kishte. 5 mld të ardhura ka qenë buxheti pasi dyfishoi taksat dhe ai mund të kishte rritur rrogat të paktën 3 herë po të donte. Por ai zgjodhi jetën e shfrenuar të luksit. Të udhëtojnë me avion me dhomë gjumi, të blejë vazon e Kryeministrisë 4 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat