Ja pse do të ndëshkohet pushteti vendor socialist në Durrës me 14 Maj 2023

Shqipëria

Ja pse do të ndëshkohet pushteti vendor socialist në Durrës me 14 Maj 2023

Nga: Skënder Kapiti Më: 8 maj 2023 Në ora: 19:51
Bashkia Durrës

Me 14 Maj 2023 në zgjedhjet vendore në Durrës do merret vendimmarrja demokratike, ajo e gjykimit demokratik se si ka qeverisur Partia Socialiste Durrësin.Me atë që duket, që preket e që dëgjohet, me 24 Maj vota demokratike dhe inteligjente do ta ndëshkojë qeverisjen socialiste, kjo per faktin e korrupsionit, abuzimit dhe të akumulimeve të pakënaqësive dhe të dështimeve të qeverisjes vendore të socialistëve.

Bashkia e Durrësit ka mbi 20 vite që keqqeveriset dhe keqadministrohet nga papërgjegjshmëria, antihumanizmi , nga abuzivizmi, mostransparenca, dhe nga korrupsioni i pushtetit vendor socialist, aq sa tani në këtë fushatë elektorale kandidatja socialiste po bën një fushatë “klandenstine” sepse nuk ka guximin që të përballet në debat me kandidatin demokrat z. IGLI CARA i cili vazhdimisht ka këkuar debatin me kundërshtarin.Fitorja e demokratit Cara në Durrës i shërben edhe forcimit e bashkimit të demokratëve në shkallë kombëtare.

Gjithcka cfarë i ka mbetur rivales së Igli Carës është që ajo sa të mundet të mos dalë në përballje jo vetëm me Carën , por as me qytetarin e as me publikun sepse asaj nuk i ka mbetuar më asgjë se cfarë të thotë e të premtojë, sepse socialistëve si asaj ashtu edhe paraardhësve të saj ishkryetarëve si Vangjush Dako, simbolit të shkatërrimit dhe të betonizimit të Durrësit nuk u ka mbetur më asnjë premtim mashtrimi e gënjeshtre për të thënë sepse i kanë konsumuar të gjitha prej 20 e ca vitesh.

Emiriana Sako, kryebashkiakja aktuale, fitoi zgjedhjet në të cilat morën pjesë vetëm 26% e votuesve, përballë dy kandidatëve të PD-së së përçarë. Gara për Durrësin flet për në favor të Igli Carës. Socialistët kanë probleme në Durrës sepse përveç ishkryebashkiakut të para Vangjush Dakos (BETONIT), Lefter Kokës, i cili është aktualisht në burg dhe që ishte faktor i rëndësishëm në zgjedhjet e vitit 2021,edhe Ish-kryebashkiaku “jetëgjatë” Vangjush Dako është shpallur “non grata” si i përfshirë në korrupsion madhor nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe i është ndaluar të hyjë në SHBA, si dhe fakteve të tjera që ishministra e ministra të qeverisë socialiste të rilindjes janë në burg dhe po hetohen edhe të tjerë per korrupsion madhor.

Qytetari durrsak ka neveri të dëgjojë refrenin e gënjeshtrave e pallavrat e socialistëve dhe të rilindasve socialistë atë se: do ta bëjmë këtë e do ta bëjmë atë, sepse kanë mbi 20 vite që dëgjojnë këtë melodi mashtrimi.

AQ TË MËDHA JANË MASHTRIMET E GËNJESHTRAT E TYRE SA QË TASHMË AS VETË SOCIALISTËT NUK I BESOJNË SEPSE EDHE ATA VETË JANË NGOPUR ME TO.

Shpresa e kandidates socialiste për fitore është ajo të cilën e ka aplikuar Vangjush Dako e cila është te sekserët, patronazhistët dhe te matrapazët e blerjes së votave për të manipuluar, blerë e grabitur fitoren.

Ky është konstatim qytetar e publik i bërë publik edhe në media, dhe prandaj pushteti socialist në Durrës do ndëshkohet me 14 Maj 2023.

Kjo edhe për faktin tjetër shumë të rëndësishëm e vendimtar atë se demokratët durrsakë kanë zgjedhur si kandidat për kryetar bashkie një individ potencialisht shumë të mirë e madje model e shëmbullor intelektualizmi, urtësie, ndërshmërie,sinqeriteti, përgjegjshmërie e ndjesie sociale, dinjiteti , personaliteti e kulture qytetare, si z. Igli Cara i cili do u shërbejë qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat