Gjiknuri sulmon Boçin: Fosile politike e ricikluar, ka bërë gafa në fushatë prandaj do humbasë

Shqipëria

Gjiknuri sulmon Boçin: Fosile politike e ricikluar, ka bërë gafa në fushatë prandaj do humbasë

Më: 8 maj 2023 Në ora: 22:20
Damian Gjiknuri

Sekretari i përgjithshëm dhe drejtuesi politik i PS-së për Elbasanin, Damian Gjiknuri i ftuar në “Top Story” me Grida Dumën, sulmoi Luçiano Boçin, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Gjiknuri e cilësoi atë si kandidat i ricikluar dhe fosil pasi sipas tij ka kryer disa detyra të tjera ku të gjithë e njohin  dhe ka kandiduar edhe për parë, ndërsa e quajti kandidatin socialist Gledian Llatjan si kundërshtar më të mirë.

“E para ne kemi një ekip politik, kandidati jonë është shumë më i mirë se kundërshtari. Kundërshtari është i pompuar në Tiranë, por që elbasanllinjtë e njohin mirë se kush është se ka qenë drejtues i Partisë Demokratike, ka qenë njëherë kandidat, quhet kandidat i ricikluar. Në opozitë nga ana strategjisë politike në qoftë se do i qasesh mazhorancë të organizuar një kandidati që thotë diçka të re për qytetarin, jo një marrësh një fosil politik. Partia socialiste në vetvete është një strukturë elektorale shumë e organizuar, e para është një parti në pushtet e dyta ka bashkinë, se pushteti të krijon deri diku në dukje disa avantazhe dhe është një strukturë elektorale e organizuar”, tha Gjiknuri.

Ai gjithashtu tha se ka bërë gafa në fushatën elektorale me ndërtimin e “Disneyland” në Elbasan.

“Luçiano Boçi ka bërë ca gafa politike, ndoshta nga zelli për të premtuar shumë.. Gafa të tipit do ndërtojmë një Disneyland në Elbasan, ku dy tre ka gjithë bota, të katërtin do e bënka Luçiano në Elbasan, apo mori një kompani bëri një marrëveshje 400 milion euro, me një kompani të huaj, futesh në internet kompania është status pasive. Gafa duket sikur elbasanllinjtë janë viti 90 por në fakt kanë parë botë, dinë si funksionon biznesi”, tha Gjiknuri.

I pyetur nga Grida Duma se kush është premtimi juaj kryesor, Gjiknuri tha: “Në Elbasan janë duke u zhvilluar shumë projekte kryesore , ne premtojmë qëndrueshmërinë, duan apo s’duan ta pranojnë kundërshtarët, por në fakt unë mendoj që binomi qeveri-bashki është vendimor në projekte në Elbasan.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat