Veliaj tregon se për çfarë e vlerëson Belind Këlliçin

Shqipëria

Veliaj tregon se për çfarë e vlerëson Belind Këlliçin

Më: 8 maj 2023 Në ora: 22:35
Erion Veliaj

Kandidati i PS, për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj thotë se e vetmja meritë që i njeh rivalit të tij, Belind Këlliçi është distancimi që i ka bërë Sali Berishës në fushatë.

Në emisionin “Opinion”, Veliaj tha se Këlliçi, ndryshe nga Basha ka mbajtur qëndrimin e tij në fushatë dhe ka marrë zyra jashtë PD për të mos përfshirë Berishën në fushatë.

“E vlerësoj se deri diku e përzënë Sali Berishën nga fushata e Tiranës deri diku. Jo si Lul Basha, i cili e përfshiu se e dinte ndikimin në Tiranë. Këtë duhet ta njoh për meritë.

Fakti që mori zyrë jashtë PD, dhe fati që nuk shihet me ta”,-tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat