Çepani: Deklaratat politike heqin përgjegjësinë e kandidatëve kundrejt qytetarëve, duhen programe

Shqipëria

Çepani: Deklaratat politike heqin përgjegjësinë e kandidatëve kundrejt qytetarëve, duhen programe

Më: 8 maj 2023 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Edlira Çepani nga rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” ka komentuar diskursin e kandidatëve për bashki, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

E ftuar në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV, ajo u shpreh se deklaratat politike heqin përgjegjësinë e kandidatëve që do të fitojnë zgjedhjet, kundrejt qytetarëve.

Ajo theksoi nevojën e prezantimit të programeve konkreteve për problematikat e qytetarëve në bashkitë e vendit.

“Deklarata politike heq përgjegjësinë e kandidatëve që do të fitojnë nesër, kundrejt qytetarëve., Mungesa e programeve për zgjedhje që janë vendore është mungesë respekti për votuesit dhe qytetarët.

Ne na thonë ju jeni një tufë me dele, shkoni dhe votoni një logo dhe ne do ju drejtojmë. Nuk ka rëndësi kush është atje që firmos. Kjo është gjëja më e gabuar me të cilën mund të trajtosh qytetarët. Në zgjedhjet lokale përgjegjësi kanë ata që janë kandidatë.

Nëse një ligj që bëhet në parlament na vjen efekti pas një ose dy vitesh, një bashki kur vendos të ngrejë çmimin e ujit apo biletës, janë vendime që na prekin në mënyrën të drejtpërdrejtë. Për këtë nuk janë përgjegjëse partitë.  Sado të bëjnë politikë kryetarët e bashkie, përgjegjësia mbetet e atyre nesër do firmosin”, u shpreh ajo.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat