Çfarë merite i njeh Berishës në 30 vjet? Veliaj: Bëri reformë të guximshme gjatë viteve 92-96

Shqipëria

Çfarë merite i njeh Berishës në 30 vjet? Veliaj: Bëri reformë të guximshme gjatë viteve 92-96

Më: 9 maj 2023 Në ora: 00:28
Erion Veliaj

Në intervistën e fundit para zgjedhjeve të 14 Majit me dy prej kandidatëve kryesor për Bashkinë e Tiranës, Blendi Fevziu kishte rezervuar disa pyetje ndryshe për Erion Veliajn dhe Belind Këlliçin. Të dy i pyeti ndër të tjera edhe për kundërshtar politikë, për të mirat që u njohin atyre. Kryebashkiaku aktual i kryeqytetit, Erion Veliaj nuk nguroi t’i njihte meritat edhe Sali Berishës.

-Në këto 30 vjet, cila është arritja më e madhe e PD?

Erion Veliaj: Unë besoj që vitet 92-96, pra periudha deri para piramidave, ku çdo gjë pastaj mori tatëpjetën, gjithë ajo epokë e Gramoz Pashkos edhe e Aleksandër Meksit, e Genc Rulit që transformuan një Shqipëri jo vetëm totalitariste, por çdo gjë e centralizuar.

-Dhe ajo periudhë është e lidhur me emrin e Sali Berishës…

Erion Veliaj: Po ia jap atë meritë. Po them që PD bëri një tranzicion të dhimbshëm. Nëna ime ishte një grua e vetme, humbi punën për të, pra po ta shikosh personalisht, familja ime u penalizua nga privatizimi dhe nga një shtet i cili me të drejtë nuk mund të mbante 200 mijë oficerë dhe ushtarë. Nuk po e shoh personalisht, po shoh që ai transformim… fatkeqësia është pastaj që të 300 vetët që themeluan PD, janë përzënë nga ajo parti, por ky është problemi i tyre.

-Kjo është gjë tjetër, të pyeta për arritjet e tyre.

Erion Veliaj: Për arritje, unë them deri në vitin 96 përpara se të përfaqësoheshin si politikë zyrtare piramidat dhe të garantoheshin nga presidenti Berisha piramidat si një skemë e sigurt financiare, unë them deri në atë vit u bënë reforma të guximshme. Njerëzit ankohen, unë e kam vetë problem sot, por unë di të them që dikush duhet të merrte një vendim. Dhe unë jam vetë në një pozitë ku duhet të marr vendime që jo gjithmonë i pëlqejnë të gjithëve, por duhet t’i shërbejnë të gjithëve, kështu që disa vendime të vështira, për privatizime dhe kalimin në ekonomi tregu, mund të kenë qenë shumë të vështira, por u morën me guxim.

-Të zhveshur nga shikimi si kundërshtari juaj kryesor tani, si e gjykoni ju Sali Berishën si politikan, i këtyre 33 viteve dhe jo sot?

Erion Veliaj: Ka njerëz që mund të kenë pasur një kontribut, po ti kur sheh një opera nuk thua si e këndoi aktin e parë, ti thua si ishte e gjithë opera. Se nëse ka pasur një akt të parë modest, ose le të themi të mirë, siç ishte 92-96, ke pasur një akt të dytë, u vranë njerëz në bulevard, Gërdeci e gjithçka tjetër, pastaj persona non grata dhe tani ke një akt të tretë, ku 80 e ca vjeç je tek pullë në stadium. Është kjo faza ku më dhimbset më shumë sesa kritikohet. Domethënë kemi arritur në një kohë ku më pyet për një kundërshtar që tani më shumë sesa ta kem urrejtje për gjithë që i ka bërë Shqipërisë dhe sesi e ka transformuar vendin për keq, është kjo faza…

–Ama kontributi i tij është pjesë e ecurisë të Shqipërisë në këto 30 vjet.

Erion Veliaj: Nuk ke nevojë të më bindësh se më pyete për opinionin tim. Dhe opinioni im është një opinion i një keqardhje të dikujt që po ta kishte mbyllur me herët do mbahej mend më mirë, tani do mbahet mend që i flet një stadiumi bosh, i braktisur dhe nga sediljet e stadiumit. Kështu që në këtë sens është vërtetë për mëshirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat