Berisha: Rama do dënohet aq sa McGoningal në SHBA, do shkojë si VIP në burg

Shqipëria

Berisha: Rama do dënohet aq sa McGoningal në SHBA, do shkojë si VIP në burg

Më: 9 maj 2023 Në ora: 00:41
Sali Berisha

I ftuar në “Open” Berisha Berisha deklaroi se kryeministrin “po e pret në bankën e të akuzuarve miku i tij McGonigal”, ndërsa shtoi se kjo ngjarje ka qenë aq e rëndë sa në vizitën e tij në Shqipëri, Gabriel Escobar, i ka komunikuar Ramës se është në hetim.

Sipas tij kjo u tregua përmes vizitës ëq zgjati vetëm 20 minuta dhe me faktin se Escobar refuzoi të flasë në lidhje me çështjen në daljet e tij në media.

Ai shtoi më tej se Rama mund të përfundojë si “i dënuar VIP” në burgjet amerikane, duke përmendur ishullin famëkeq të kthyer në burg, Riker Island.

“Çdo patriot nuk mund të votojë Ramën. Gjenocidin serb e kanë bërë në veri. Spekulohet me fjalën gjenocid, por i vërtetuari është bërë në veri, i vërtetuar nga Komisioni Ndërkombëtar për hetimin. Në Lumë masakra ka qenë në nivel gjenocidi. Ka pasur dëshmitarë dhe fakte ku ushtria serbe ka kryer masakra gjatë Luftës së Parë Botërore. Edi Rama çfarë ka bërë, ka prishur përmendoren në mes të Kukësit me porosi të Vuçiçit. Nuk ka ndarje veri-jug. Rama ka dalë me faqe të zezë në Vlorë, e synojmë dhe Vlorën. Ka sjellë deputet përfaqësuesin e mafies arabe, Alabbarit. I ati i tij ka qenë i bandës së ’97-ës.

E pamundura nuk ndodh, ne do fitojmë. Fushata e Ramës është koprolalike, ku ai përdor gjuhë të pisët. Është një fyerje për qytetarët. Ai shkon nga sheshi në shesh me fjalë të turpshme dhe tregon se nuk ia ndjen fare dhe nuk i intereson për qytetarin. Ai vjedh votën, nuk votohet. Po të ishte për votën e lirë ai do ishte në kokërr të burgut. Atë e pret McGonigal në bankën e të akuzuarit. Aq sa do dënohet Charles aq do dënohet dhe Edi në Amerikë. Zhvillimi i rëndë ka qenë mesazhi që i solli Escobar Ramës. E bëri për të zgjuar komentin e shoqërisë, e takoi vetëm 20 minuta. Mesazhi ishte se është nën hetim për çështje penale me McGonigal. Ai nuk nxori asgjë nga takimi dhe kur u pyet në media, Escobar tha që çështja është e hapur dhe nuk mund të komentojë. Ramën do e ekstradojmë ne, nuk diskutohet.

Ai është i tmerruar nga ajo histori. Ndaj ai humbet herë herë dhe përfytyron veten në ishullin Riker, ka një burg të tmerrshëm qindra-vjeçar aty dhe janë varrezat e gjithë banditëve amerikanë. Edi Rama mund të përfundojë aty si VIP.”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat