Ilir Alimehmeti: Më 14 maj, ta pastrojmë qytetin nga ndotësi më i madh, Erion Veliaj

Shqipëria

Ilir Alimehmeti: Më 14 maj, ta pastrojmë qytetin nga ndotësi më i madh, Erion Veliaj

Më: 9 maj 2023 Në ora: 08:09
Ilir Alimehmeti:

Drejtuesi i listës së kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Dr. Ilir Alimehmeti, ka reaguar dje pas lajmit se ndotja e ajrit në kryeqytet është alarmante sipas matjeve të fundit të Institutit të njohur Italian “Neotes”.

Në deklaratën e tij nga selia blu, Alimehmeti theksoi se ajri i ndotur rrezikon jetën e qytetarëve dhe bëri thirrje që në 14 maj ta pastrojmë atë nga ndotësi më i madh që është Erion Veliaj.

“Ndotja e ajrit në Tiranë, sipas matjeve të fundit të Institutit të njohur Italian “Neotes” është alarmante. Ajri që thithim çdo ditë dhe çojnë në mushkëri, fëmijët tanë, të moshuarit tanë, të sëmurët tanë, banorë të Tiranës apo vizitorë, pa asnje dallim, përbën rrezik për shëndetin, është kancerogjen.

Ekspertët italianë kanë konstatuar se, dy prej elementëve më të rrezikshëm për shëndetin, dioksidi i azotit dhe benzeni, janë 4 fish më të lartë në ajrin e Tiranës, se sa mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian. Ka disa zona në Tiranë, ku benzeni është 101 mikrogramë për metër kub, ndërsa në Itali është vetëm 5 mikrogramë Kjo lëndë shkakton kancer.

Prandaj më 14 maj, të dashur bashkëqytetarë, ne duhet ta pastrojmë ajrin nga ndotësi më i madh dhe absolut i tij, nga Erion Veliaj. Me babëzinë për para, me pafuqinë për t’i thënë jo Ramës dhe oligarkëve, me të cilët e lidhin interesat private, jo interesi publik, ajri i Tiranës do të vazhdojë të jetë i ndotur dhe jeta jonë e pasigurt dhe e pashëndetshme”, deklaroi Alimehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat