Fatmir Mediu takim me banorët në Kamëz: Votat për Partinë Republikane, do jenë për kandidatin Arjan Hoxha

Shqipëria

Fatmir Mediu takim me banorët në Kamëz: Votat për Partinë Republikane, do jenë për kandidatin Arjan Hoxha

Më: 9 maj 2023 Në ora: 09:14
Fatmir Mediu takim me banorët në Kamëz

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim elektoral me banorët e Kamzës.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se votat për Partinë Republikane, duhet të jenë dhe vota për kandidatin e “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha.

“Kjo është ora juaj, është ora e shqiptarëve, të cilët nuk pranojnë poshtërimin dhe përbuzjen, është ora jonë për t`u ngritur dhe për të luftuar të gjithë së bashku, për atë që kemi më të shenjtë, fëmijët tanë, prindërit tanë, familjen tonë, Shqipërinë.

Është momenti që të tregojmë që ne nuk mundet të shikohemi si njerëz të dorës së dytë. Prandaj kam bindjen që Arjani në krye të Bashkisë, nuk do të jetë sic e quajmë ne “qytetari i parë”, por do të jetë shërbëtori i parë i Kamzës, për t`i shërbyer nevojave dhe interesave tuaja”, tha Mediu.

Ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha, u shpreh se: “Më shumë se Kamza nuk e vuan askush këtë regjim, këtë diskriminim, këtë trajtim të pabarabartë, si në shpërndarjen e parave të tërmetit, të përmbytjeve, në legalizime, në urbanizim, në infrastrukturë, në arsim, në shëndetësi, në cdo fushë të aktivitetit jetësor në këtë qytet.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat