Celibashi: Qytetarëve që iu skadon mjeti i identifikimit nuk do privohen nga vota, afati deri më 31 Maj

Shqipëria

Celibashi: Qytetarëve që iu skadon mjeti i identifikimit nuk do privohen nga vota, afati deri më 31 Maj

Më: 9 maj 2023 Në ora: 12:21
Ilirjan Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se qytetarëve të cilëve iu skadon karta e identitetit para apo gjatë datës 14 maj, nuk do të privohen për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjet vendore.

Celibashi njoftoi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke shtuar se vlefshmëria e kartave të identitetit do të jetë deri më 31 maj.

Në të njëjtën kohë, Celibashi njoftoi se sinjalistika zgjedhore ka përfunduar.

Lidhur me informimin e qytetarëve mbi qendrat e votimit, Celibashi bëri thirrje që të tilla informacione të merren në faqen zyrtare të KQZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat