Katër aksidente në pak minuta në aksin Pogradec-Prrenjas, automjetet përplasen me kamionë

Shqipëria

Katër aksidente në pak minuta në aksin Pogradec-Prrenjas, automjetet përplasen me kamionë

Më: 9 maj 2023 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Katër aksidente janë shënuar brenda një harku kohor shumë të shkurtur në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas.

Raportohet se dy automjete janë përplasur në Pojoskë të Pogradecit, ndërsa një kamion ka dalë nga rruga në Qafë-Thanë.

Gjithashtu, dy automjete të tjera janë përplasur po në Qafë Thanë, ndërsa një tjetër aksident është regjistruar në afërsi të Prrenjasit, ku është përplasur një automjet me një kamion.

Shkak për aksidentet dyshohet të jetë bërë tejkalimi i shpejtësisë së lejuar dhe lagështia në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat