Durrës, një grua gjendet e pajetë në breg të detit

Shqipëria

Durrës, një grua gjendet e pajetë në breg të detit

Më: 9 maj 2023 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Mbrëmjen e djeshme në breg të detit, zonën e Kavalishencës në Durrës është gjetur  e pajetë 69-vjeçare që dyshohet se është mbytur në ujë.

“Mbrëmjen e djeshme, në breg të detit, në zonën e Kavalishencës, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në ujë, një shtetase e paidentifikuar në momentin e gjetjes.

Nga verifikimet e kryera pas gjetjes së trupit të pajetë, ka rezultuar se shtetasja e dyshuar e mbytur në ujë, ishte F. T., 69 vjeçe, banuese në Tiranë

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, njofton Policia e Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat