Zgjedhjet lokale, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Lezhë

Shqipëria

Zgjedhjet lokale, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Lezhë

Më: 9 maj 2023 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Pak ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit kanë nisur edhe procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në bashkitë e vendit.

Ditën e sotme në Lezhë u dërguan materialet për dy Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, përkatësisht në atë 12 dhe 13.

Policia e Lezhës ka marrë në ruajtje materialet zgjedhore.

Ky proces do të shtrihet në gjithë Shqipërinë pasi të dielën e 14 majit qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e tyre në 61 bashki si dhe anëtarët e këshillave bashkiakë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat