5 ditë para zgjedhjeve, shpërndahet baza materiale në KZAZ-të e Fierit

Shqipëria

5 ditë para zgjedhjeve, shpërndahet baza materiale në KZAZ-të e Fierit

Më: 9 maj 2023 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Teksa vetëm pesë ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha KZAZ-të.

Të gjitha materialet e nevojshme përfshirë edhe kutitë e votimit, janë shpërndarë këtë pasdite edhe në KZAZ-të e qarkut Fier, të cilat në total shkojnë në nëntë.

Kreu i KZAZ-së me numër 58 Stavri Kola është shprehur se në Fier sapo ka mbërritur e gjithë baza materiale, ndërsa një ditë para zgjedhjeve sipas afateve të përcaktuara do të bëhet shpërndarja e materialeve në qendrat e votimit të të gjithë njësive administrative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat