Rama sulmon Berishën dhe Metën: Ata i marrin të keqen baltës time, e fyejnë baltën

Shqipëria

Rama sulmon Berishën dhe Metën: Ata i marrin të keqen baltës time, e fyejnë baltën

Më: 9 maj 2023 Në ora: 22:34
Edi Rama

Edi Rama ka folur për kundërshtarët, Sali Berishën dhe Ilir Metën.

“Çështja është se këta nuk janë problemi vetëm i PS-së por janë problemi i vendit, nuk dua të mësoj se si duhet të rindërtohet opozita apo ta lë vendin në opozitë të mirë apo të keqe. Këta janë problemi edhe vetë i kampit tjetër, se të djathtë s’janë as njëri as tjetri.

Ky ishte debati im i vazhdueshëm me shokun tim të studios që është një perfeksionist, ndërton gjithë procesin e tharjes pjekjes e nxjerrjes nga furra të asaj që unë bëj. Është kaq delikat ai proces dhe shumicën e rasteve bëhen krisje dhe ai më rri në kokë, unë i them lëre se ka dhe balta të drejtën e vet i them dëgjoje se kur gjërat ndodhin për një arsye duhet të adoptohemi, kjo është. Ajo është dita që unë kur kam mundësi shkoj ë studio. S’ka lidhje me kampin fare, e nxorëm përballë një normaliteti të së shtunës përballë një çmendurie, ata i marrin te keqen baltës time je në vete? Balta është shpirti i zotit, poçet e baltës janë shëmbëlltyrë e parë të krijimit të vetë perëndisë. Ata nuk janë cilado qënie njerëzore janë e keqja e Shqipërisë nuk mund të krahasohen me baltën time fyhet balta ime.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat