“Rreziku rus vjen nga ky vend”, historiani ngre alarmin: Moska shfrytëzon konfliktet dhe nxit përplasjet BE-SHBA

Shqipëria

“Rreziku rus vjen nga ky vend”, historiani ngre alarmin: Moska shfrytëzon konfliktet dhe nxit përplasjet BE-SHBA

Më: 9 maj 2023 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Historiani Pëllumb Xhufi shprehet se Rusia shfrytëzon çdo përplasje që ndodh brenda vendeve europiane.

Ai tha se ka vende të cilat tërhiqen nga interesa të tyre vetjake dhe krijojnë përplasje të ndryshme. Një rast i tillë është Serbia e cila deri më tani nuk i mbështet sanksionet ndaj Rusisë.

 “Europa është e bashkuar, mirëpo vende të ndryshme tërhiqen nga interesi nacional i tyre dhe kanë përplasje.

Të cilat në vështrim të konfliktit të hapur ushtarak Rusi- Ukrainë duhet parë me atë sy, se këto çarje të vogla mundohet t’i shfrytëzoj Moska, për të nxitur përplasjet mes vendeve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por deri tani ka pasur një qëndrim mjaft pozitiv të vende demokratike”,-tha Pëllumb Xhufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat