A e lëshoi Arben Ahmetajn? Rama: Unë nuk bëhem mburojë i askujt

Shqipëria

A e lëshoi Arben Ahmetajn? Rama: Unë nuk bëhem mburojë i askujt

Më: 9 maj 2023 Në ora: 23:17
Edi Rama

Edi Rama tregon se a është pjesë e PS-së, Arben Ahmetaj.

Duma: Ben Ahmetaj e Tahiri dikur janë lëshuar nga ty?

Rama: Unë nuk jam mburojë e askujt për drejtësinë. Ditën që formohet qeveria kjo është fjalia ime e parë, nga tani e pas secili do te mbajë vendin me punën e vet dhe me integritetin. Nëse mendoni se edhe do të mbani vendin dhe përveç punëve të përbashkëta do të bëni eshë të tjera do të mbani përgjegjësi vetë. I kam thënë unë nuk jam për t’ju mbajtur juve, ju jeni për të mbajtur PS-në dhe të mos më lëshoni mua se unë e quaj lëshim të bësh gjëra pas shpinës time. I kam të gjithë bashkëpunëtorët të rëndësishëm edhe ata që janë nëqeveri edhe ata që janë në parlament edhe kryetarët e bashkive janë të gjithë të rëndësishëm. Servilizmi nuk është një virtyt ose një cilësi që unë e kam të nevojshme, nuk kam nevojë për servilë se janë të mërzitshëm, nuk të sfidojnë, nuk të krijojnë atë ndjesinë e energjizimit të punës kështu që nuk i dua. Bashkëpunëtorët janë shumë të rëndësishëm për të sfiduar.Ne kemi plan pune kemi kritere performancë kemi afate dhe puna është kryesorja. Belinda është shumë e dukshme në këtë periudhë sepse mbulon një pjesë shumë të rëndësishme të punës dhe e mbulon me shumë sukses e kompetencë. Është e vështirë të bëhet si Rama sepse në një moment të caktuar kur ka një lider që ka një fuqi tërheqëse të karrocës më të madhe se zakonisht, partia kalon në një fazë që e ka të mundur të tërheqë karrocën kështu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat