Goditi një person me lopatë dhe i shkaktoi plagë të rënda, arrestohet 52-vjeçari në Malësinë e Madhe

Shqipëria

Goditi një person me lopatë dhe i shkaktoi plagë të rënda, arrestohet 52-vjeçari në Malësinë e Madhe

Më: 10 maj 2023 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Një 52-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka goditur me lopatë në kokë një 56-vjeçar, duke i shkaktoi dëmtime të rënda në Koplik.

Konflikti kishte nisur për shkak të motiveve të dobëta.

56-vjeçari ka marrë asistencë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Malësi e Madhe

Goditi me send të fortë (lopatë) në kokë dhe i shkaktoi dëmtime të rënda një 56-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet autori.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, menjëherë pas marrjes së njoftimit, ditën e djeshme, për një konflikt në Koplik, kanë organizuar punën, kanë mbërritur në vendngjarje dhe në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin P. Z., 52 vjeç, banues në fshatin Reç, Malësi e Madhe.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 52-vjeçari, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, Koplik, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (lopatë) në kokë, dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit A. K., 56 vjeç, banues në Koplik.

56-vjeçari merr asistencë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat