Digjet makina e kandidatit të PS në Has, Beqir Mulaj: Autoritetet të zbardhin ngjarjen

Shqipëria

Digjet makina e kandidatit të PS në Has, Beqir Mulaj: Autoritetet të zbardhin ngjarjen

Më: 10 maj 2023 Në ora: 13:44
Beqir Mulaj

Gjatë mbrëmjes së të martës është djegur makina Beqir Mulaj kandidatit të Partise Socialiste për Bashkine Has.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje.

I kontaktuar nga ABC News , Beqir Mulaj i bën thirrje organeve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë ngjarjen.

“Jam njoftuar përmes telefonit se në garazh ka flakë. Ky është garazh dhe magazinë që e përdor për gjëra familjare, kur kam ardhur këtu kam gjetur policinë dhe zjarrëfikësen dhe për 20 minuta është bërë i mundur shuarje e tyre.

Kjo është një gjë që përkoi me fushatën elektorale unë jam kandidat për kryebashkiak, dhe unë nuk mund të vë gishtin te asnjë, policia ka ardhur dhe unë kam besim te puna e tyre. Unë nuk besoj kurrë që do të jetë një dorë e tillë, unë dua të jem i sinqertë dhe nuk dua që të abuzoj dhe të përdor këtë gjë.

Kam pasur një makinë që është djegur komplet, janë djegur shumë materiale të tjera bujqësore dhe blektorale dhe janë dëmtuar objekti plotësisht”, ka thënë ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat