Berisha nga Malësia e Madhe: Rama thotë kam 3 besime në një familje, por është martuar 5 herë

Shqipëria

Berisha nga Malësia e Madhe: Rama thotë kam 3 besime në një familje, por është martuar 5 herë

Më: 10 maj 2023 Në ora: 14:00
Sali Berisha

Pasi vuri në dukje retorikën fyese sipas tij të kryeministrit Rama, ish lideri i demokratëve, Sali Berisha nuk kurseu akuzat dhe ofendimet ndaj kundërshtarit të tij.

Berisha i konsideroi fjalimet e Ramës si injorancë absolute që përpiqet të përcjellë përçarje, ndërsa në fakt, sipas tij, kryesocialisti duhet të japë llogari për qeverisjen e tij ndër vite.

Këto ditë dhe orë që na ndajnë le ti shndërrojmë në festën e fitores. Të bashkuar sic jemi të bëjmë gjithçka për të nxjerrë cdo qytetar që të shkojë në votime”.

“Tonin, nëse ndihesh se përfaqëson ndonjë gjë hajde në debat me Isa Ramajn, por nuk vjen dot. Nuk mundet, nuk e len as Edi Rama. Edhe unë e kam ftuar atë. Urdhëro të dalim në shesh, kemi qeverisur dhe tu themi shqiptarëve çdo pyetje që bëjnë qytetaret.

Ai ka zgjedhur të kalojë nga sheshi në shesh me një tog fjalës të turpshme, jo gomari, jo çakalli, zorra qore, nuk kam motër se je çuni i mirë…etj

Po ti duhet të jepesh llogari çfarë ke bërë dhe çfarë do bësh.

Me injorancë absolute përpiqet të përcjellë përçarje. I them Edi Ramës, je një copë injoranti që ke shok vetëm veten tënde”, tha Berisha.

Në fjalën e tij, Berisha përmendi dhe martesat e kryeministrit si argument ndaj fjalimeve me bazë fetare të këtij të fundit.

“Lexo pak Para se të vish të përmendësh ndasitë këtu…lerë pastaj kur thotë kam 3 besime në një familje. Me thënë të drejtën s’kanë ndërmend të të ndjekin ty shqiptarët me 5 martesa, janë mirë me një. Më vjen keq që e them, por s’mund ta le pa thene. Kam këtë kam këta, dihet si i ke, se po të hyj më tutje ja nxjerr më keq”, tha Berisha.

Këto deklarata ish lideri i PD i bëri nga Malësia e Madhe, ku prezantoi kandidatin, Isa Ramaj, për këtë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat