“Berati nuk blihet me çakull elektoral”, Tedi Blushi: E tmerruar nga humbja, ‘Rilindja’ kujtohet të shtrojë rrugët pak ditë para zgjedhjeve

Shqipëria

“Berati nuk blihet me çakull elektoral”, Tedi Blushi: E tmerruar nga humbja, ‘Rilindja’ kujtohet të shtrojë rrugët pak ditë para zgjedhjeve

Më: 10 maj 2023 Në ora: 14:32
Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar zgjedhjet lokale për Bashkinë Berat, duke thënë se qytetarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre për të votuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zija Ismaili.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Blushi shkruan se “Berati nuk blihet me çakull elektoral”, teksa shton se ‘Rilindja’, e tmerruar nga humbja, e ndaj është kujtuar të shtrojë rrugët pak ditë para zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Berati nuk blihet me “çakull elektoral”!

E tmerruar nga humbja e merituar, “Rilindja” është kujtuar të shtrojë rrugët pak ditë larg zgjedhjeve!

Po pse o superbudallenj e harron Berati “premtimin” tuaj para 10 vitesh për t‘i bërë ishullin në Osum?

Berati e ka bërë zgjedhjen e tij: Më 14 Maj voton për Ndryshimin, voton për Zija Ismailin!

#BashkeFitojme #14Maj #Berat #ZijaIsmaili #Fitore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat