“Mbështetje për turizmin”/ Bejko: Do subvencionojmë bizneset e vogla artizanale

Shqipëria

“Mbështetje për turizmin”/ Bejko: Do subvencionojmë bizneset e vogla artizanale

Më: 10 maj 2023 Në ora: 14:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbështetja e bashkisë për turizmin malor, është premtimi i kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës. Gjatë një takimi me banorët e kryeqytetit Bejko tha se do të ketë zero taksë për bujtinat e sipërmarrjet turistike.

 “Në Bashkinë e Tiranës do të shpallim monument kulture katër zona, zonën e trashëgimisë otomane, atë të paraluftës, zonës e trashëgimisë të socrealizmit dhe shpalljen muze ta ansamblit kulturor qendra në bashkëpunim me komunitetin. Asgjë s’do të bëjmë pa komunitetin. Aktualisht turizmi në kryeqytet ka një numër problemesh. Ka konkurrencë të padrejtë në treg, u është dhënë statusi investitor strategjik për 2 mijë shtretër hotelesh me 5 yje, të cilët përfitojnë 6% e TVSH në të gjitha shërbimet dhe shmangia e taksave dhe tatimeve.

Po ashtu Roland Bejko tha se do te kete mbeshtetje edhe per bizneset e vogla artizanale.

Angazhohemi ta zgjasim sezonin turistik përmes diversifikimit të produktit turistik në tre tipologji, turizëm bregdetar, malor, rural e kulturor. Ne do subvencionojmë biznesin e vogël të artizanatit që po shkon drejt zhdukjes. Për 5 vite do të ketë zero taksë për sipërmarrjet turistike, bujtinat dhe start up. Për turizmin detar e kemi fjalën për bashkëpunimin që duhet të ketë bashkia e Tiranës me operatorë turistikë për të bërë një hartë të lëvizjes të integruar të qëndrueshme për të gjithë ato operatorë që edhe janë klientë në Tiranë, por edhe kanë biznese të tjerë paralelë turistikë në bregdet”.

Bejko u ka kërkuar qytetarëve të Tiranës të votojnë ate më datë 14 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat