Celibashi urdhër policisë: Të hiqen disa postera dhe të mbyllet një zyrë zgjedhore

Shqipëria

Celibashi urdhër policisë: Të hiqen disa postera dhe të mbyllet një zyrë zgjedhore

Më: 10 maj 2023 Në ora: 18:44
Ilirjan Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka urdhëruar Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit për mbylljen e menjëhershme të zyrës zgjedhore në bashkinë Tiranë të PS me vendndodhje në Laprakë.

Po ashtu Celibashi ka urdhëruar policinë për heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike në disa bashki të vendit.

Njoftimi:

Komisioneri urdhëroi Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit për mbylljen e menjëhershme të zyrës zgjedhore në bashkinë Tiranë, të subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” me vendndodhje Laprakë, afër qendrës së votimit në shkollën “Aleks Buda”. Gjithashtu, urdhëroi Policinë Bashkiakë dhe Policinë e Shtetit për heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike, si vijon:

1. Billbordet e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, në të gjithë bulevardin qendror, Bashkia Elbasan;
2. Billbordin e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” në bulevardin 18 Shtatori, Bashkia Gjirokastër;
3. Billbordin e subjektit zgjedhor Koalicioni Bashkë Fitojmë tek Rrethrrotullimi i Luleve me drejtim për Metalurgjik, Bashkia Elbasan;
4. Billbordin e subjektit zgjedhor “Partia Nisma Thurje” në bulevardin 18 shtatori, Bashkia Gjirokastër;
5. Billbordin e subjektit zgjedhor “Partia Socialdemokrate” në kryqëzimin e rrugës “Beqir Luga” me rrugën “Ali Ndroqi”, Bashkia Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat