Berisha fushatë në Lushnjë/ Në mbështetje të kandidatëve të “Bashkë Fitojmë”

Shqipëria

Berisha fushatë në Lushnjë/ Në mbështetje të kandidatëve të “Bashkë Fitojmë”

Më: 10 maj 2023 Në ora: 20:15
Sali Berisha

Zgjedhjet e parakohshme për Sali Berishën janë pas porte nëse Edi Rama humbet betejën lokale.

Kjo është një ndër arsyet që sipas tij, shqiptarët duhet të dalin të dielën për të votuar.

“A e shikonin si thërret mos hajdeni të dielën në votime ka tmerr nga vota juaj. Rasti i artë për ne t’i marrim pushtetin vendor dhe ju garantoj se do jetë e shkurtër koha kur ai Parlament do shkrihet dhe ajo mazhorancë dhe do kemi Parlament të ri”, tha Sali Berisha.

I bindur se do të mundë kundërshtarin me zgjedhje, Sali Berisha i lejoi vetes dhe një parashikim për fatin politik të Edi Ramës.

“Të ecësh para me Ramën do thotë të ecësh drejt greminës. Përpiqet të mashtrojë me fjalorin e tij. E sigurtë që do shkojë në bankën e të akuzuarve me McGoniagal. E garantoj se do shkojë para ligjit për çdo firmë që ka hedhur fap fap fap dhe paf paf paf dhe për çdo dhunim të votës së lirë”, shtoi më tej Berisha.

Jashtë sulmeve të Berishës nuk mbeti as kandidatja socialiste për Lushnjën Eriselda Sefa dhe dy zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe Daminan Gjiknuri.

“Rivalja e zotit Sharka e vetmja nënkryetarja që nuk shkoj në bankën e të akuzuarve. Ka sjellë këtu një Taulant me shumë mbiemra që vetëm nga një trafikant ka të paguara 54 udhëtime me avion. Në Elbasan ka dërguar Gjiknurin, të cilit kishte fshehur 500 mijë si Alda Klosi, Gjiknuri ka vjedhur me shumë”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha mbylli këtë të mërkurë fushatën në Lushnjë, Kavajë dhe Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat