Ekspertja zgjedhore analizon fushatën: Partitë përdorin retorikë denigruese

Shqipëria

Ekspertja zgjedhore analizon fushatën: Partitë përdorin retorikë denigruese

Më: 10 maj 2023 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Përfaqësuesja e KRIIK Antuela Male ishte e ftuar në Euronews Albania për të folur rreth fushatës së bërë nga partitë politike për vendoret e 14 majit.

Ekspertja e zgjedhjeve tha se shkeljet kanë  qenë të vazhdueshme dhe se një problem i madh që është vërejtur në këto zgjedhje që është se që prej fillimit të fushatës, partitë kanë përdorur një retorikë politike denigruese.

“Nëse forcat politike vendosen para ligjit, ligji bëhet i pazbatueshëm. Në këto kushte qytetarët nuk janë në gjendje që ditën e votimit të shkojnë të pa ndikuar. Kjo është vetëm një pjesë. Nga ana tjetër kemi vënë re se e gjithë fushata elektorale e partive politike që në momentin që ajo filloi zyrtarisht, por edhe më parë, ka qenë e bazuar në një retorikë politike të polarizuar dhe denigruese.

Nuk kemi pasur një fushatë që kandidatët të paraqiten te qytetarët nëpërmjet platformave konkrete elektorale, nëpërmjet programeve konkrete që duhet të jenë kryefjala e zgjedhjeje ve lokale”,-tha Antuela Male.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat