Vota për Veliajn apo Këlliçin? Habit Artan Hoxha: Herën e fundit kam votuar tre herë brenda ditës

Shqipëria

Vota për Veliajn apo Këlliçin? Habit Artan Hoxha: Herën e fundit kam votuar tre herë brenda ditës

Më: 11 maj 2023 Në ora: 23:09
Artan Hoxha

Artan Hoxha ka treguar një histori me herën e fundit kur ka votuar në zgjedhje lokale. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN Tv, Hoxha tha se ka votuar në Çorovodë, por votoi tre herë brenda ditës pas PS kishte braktisur zgjedhjet dhe PD arriti për herë të parë të marrë Skraparin. 

Hoxha e tregoi me nota humori ngjarjen e vitit 1996, ndërkohë që shtoi se në zgjedhjet e së dielës do të votojë për herë që parë që nga ai vit. 

Artan Hoxha:Unë për herë të fundit për zgjedhjet lokale kam votuar në zgjedhjet e tetorit të 96’. Që në fund të shekullit ta kaluar nuk kam votuar më. Për herë të parë dhe të fundit fitoi PD në Bashkinë Çorovodë.

Lorenc Vangjeli: Ka votuar në Skrapar pra, që e mori doktori.

Ylli Rakipi: Po, që ra edhe Skrapari!

Artan Hoxha: Kam votuar tre herë atë ditë. Iku PS dhe e la bosh.

Ylli Rakipi: Po, po, kush kishte fuqi dhe kishte moshë të re, votonte edhe 12 herë.

Neritan Sejamini: Është parashkruar krimi prandaj po e deklaron.

Artan Hoxha: Në atë kohë nuk quhej krim. Kisha shkuar nga Tirana, isha edhe vëzhgues. Atëherë mund të votoje me letërnjoftimin e vogël, mund të votojë me çertifikatë dhe me pasaportë. Unë i përdora të treja.

Ylli Rakipi: Ti i paske hedhur të gjitha votat atë vit dhe nuk kishte nevojë më edhe për 20 vjet!

Artan Hoxha: Kot që i hodhëm, se socialistët ikën. Madje mbaj mend një komisioner i PD, që tha i mbushëm vetë dhe i numërojmë dhe prapë na del atje nga PS-ja…

Ylli Rakipi: Doktori i shkretë që tha është fitore e madhe, kishte të drejtë. Aty fut vota dhe nuk mbushej, mbushej për socialistët.

Artan Hoxha: Kam vendosur të votoj pas 20 vitesh. Qendrën e votimit ma kishin lëvizur. Do të vete për të votuar. Pyetja që bëre, si ishte fushata? Njëra palë ishte me satelitë, me dronë, me të gjitha dhe pala tjetër kishte pushkë druri. Që këtu mbaroi. E dyta, pashë vëmendjen në media të njërit dhe tjetrit. Ata që mbështesin Belindin dhe makineria e rëndë që mbështet Veliajn. Na bleu edhe Andi Lilën edhe Cikalleshin nga Arabia Saudite… Tiranën e fiton Erion Veliaj dhe nuk përbën fare lajm.

Ylli Rakipi: Për kë do votosh, për Belon apo Velon?  

Artan Hoxha: Vota është e fshehtë. Por, do të isha kurioz të shihja garë të barabarë.

Ylli Rakipi: Ore mos e ke edhe ti për Velon?

Artan Hoxha: Mbaroi kjo pjesë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat