Aksident i rëndë në Tiranë: Makina e ambasadës ruse bëhet “copa”, raportohet për viktima

Shqipëria

Aksident i rëndë në Tiranë: Makina e ambasadës ruse bëhet “copa”, raportohet për viktima

Më: 12 maj 2023 Në ora: 08:47
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pak pas mesnate në afërsi të TEG-ut në Tiranë.

Nga aksidenti ka mbetur i vdekur shoqëruesi i ambasadorit rus në Tiranë, ndërsa është plagosur rëndë një person tjetër që ndodhej në vendin e pasagjerit.

Mediat raportojnë se se i plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Makina me targa diplomatike model “Hyundai Tucson” me targa “CD”, është përplasur në rrugën Sauk-TEG dhe është përmbysur.

Sipas raportimeve, në aksident dyshohet se janë përfshirë të paktën 3 makina. Njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në anë të rrugës, duke u shkatërruar thuajse tërësisht.

Rrethanat e aksidentit të rëndë momentalisht nuk dihen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat