Rriten temperaturat? Meteorologia zbulon surprizën e motit për në fundjavë

Shqipëria

Rriten temperaturat? Meteorologia zbulon surprizën e motit për në fundjavë

Më: 12 maj 2023 Në ora: 09:35
Lajda Porja

Dita e sotme ka nisur me vranësira të lehta dhe kalimtare, të cilët do të pësojnë zhvillim në vijim duke sjelle edhe reshje shiu. Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë fundjavës.

Sipas meteorologes Lajda Porja, reshjet e shiut do të jenë të pakta dhe prezente në pjesën e dytë të ditës.

Ndërkohë, sa i përket temperaturave, pritet të pësojnë një rritje deri në 27 gradë celcius. Edhe vendet e rajonit janë përfshirë nga masa ajrore të paqëndrueshm ku reshjet do të jenë dominante kryesisht në mesditë dhe dominante kryesisht në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.

“Sa i përket fundjavës, mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Edhe pse kthjellimet do të jenë prezente, vranësirat dhe reshjet do të jenë dominante kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Reshjet do të jenë në sasi të pakta. Do të ketë rritje të lehtë të temperaturave deri në 27 gradë celcius.”, tha Porja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat