Përplasja e frikshme e makinës së ambasadës së Rusisë, reagon policia dhe zbardh detajet: Vdes 36-vjeçari rus

Shqipëria

Përplasja e frikshme e makinës së ambasadës së Rusisë, reagon policia dhe zbardh detajet: Vdes 36-vjeçari rus

Më: 12 maj 2023 Në ora: 09:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Tiranës ka dhënë detajet rreth aksidentit të rëndë që ndodhi gjatë natës në rrugën Tiranë-Elbasan, ku për pasojë humbi jetën një i ri.

Njoftimi:

Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat