Gazetari zbardh detaje nga arrestimi i Belerit: U kap në flagrancë pas hetimit të Prokurorisë Vlorë

Shqipëria

Gazetari zbardh detaje nga arrestimi i Belerit: U kap në flagrancë pas hetimit të Prokurorisë Vlorë

Më: 12 maj 2023 Në ora: 10:44
Ai ndodhej në brendësi të restorantit të tij në Himarë kur u shoqërua në polici me forcë.

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri është arrestuar nga policia pas mesnatës së djeshme.

Beleri dyshohet se akuzohet për blerje votash. Ai ndodhej në brendësi të restorantit të tij në Himarë kur u shoqërua në polici me forcë.

Gazetari Eni Ferhati bëri me dije se arrestimi i Belerit dyshohet se është bërë në kushtet e flagrancës, pas një hetimi proaktiv të nisur nga Prokuroria e Vlorës nën dyshimin për krimin zgjedhor.

Kjo e fundit pritet të shpallë moskompetencën pasi krimet zgjedhore janë në kompetencë të SPAK.

“Aksioni nuk është kryer me urdhër të SPAK por pas një hetimi proaktiv të prokurorisë së Vlorës. Sipas informacioneve, mendohet se Fredi Beleri është vënë në pranga në kushtet e flagrancës dhe megjithëse shitblerja e votave është vepër penale në kompetencë të SPAK, për shkak të kushteve të flagrancës ka vepruar prokuroria e Vlorës, e cila me gjasë prite të shpallë moskompetencën”, tha gazetari Ferhati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat