Arrestimi i Belerit/ Reagon Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike

Shqipëria

Arrestimi i Belerit/ Reagon Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike

Më: 12 maj 2023 Në ora: 10:46
Fredi Beleri

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi është pyetur në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës. Ai konfirmoi se ai është arrestuar, por nuk dha detaje të hollësishme.

Sipas Jaupit, nga Prokuroria e Vlorës ka pasur një procedim në ndjekje për Belerin.

“Ajo që mund t’ju them është se është e vërtetë që është shoqëruar. Nën drejtimin e prokurorisë së rrethit Vlorë ka pasur një procedim në ndjekje për këtë do të ketë njoftim sapo të jenë përgatitur veprimet proceduriale”, tha ai.

Fredi Beleri u arrestua mbrëmjen e djeshme në ambientet e lokalit të tij. Bashkë me të në pranga u vunë edhe dy persona të tjerë. Ata akuzohen për blerje votash, gjë e cila hidhet poshtë të arrestuarit.

Kujtojmë që kjo ngjarje vjen dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat