Shqipëri, rritja e investimeve private u mbështet nga gjendja e përmirësuar financiare

Shqipëria

Shqipëri, rritja e investimeve private u mbështet nga gjendja e përmirësuar financiare

Më: 12 maj 2023 Në ora: 11:53
Banka e Shqipërisë

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se investimet totale u rritën 9.8% në tremujorin e katërt të vitit 2022, duke konfirmuar kthesën rritëse të tremujorit të tretë.

Sipas BSh-së, rritja e investimeve u përcaktua kryesisht nga rritja e investimeve private të bizneseve në ndërtime si dhe në makineri e pajisje.

Gjithashtu, rritja e investimeve private u mbështet nga gjendja e përmirësuar financiare, norma e lartë e shfrytëzimit të kapaciteteve, ulja e pasigurive dhe vijimi i flukseve pozitive të kreditimit banker, shkruan Atsh. Banka e Shqipërisë parashtroi se treguesit e disponuar sugjerojnë vijimin e prirjes rritëse të investimeve gjatë tremujorit të parë të vitit 2023.

Vrojtimet e bizneseve flasin për gjendje financiare dhe normë të shfrytëzimit të kapaciteteve të bizneseve mbi mesataren historike, teksa importi i makinerive dhe pajisjeve vijoi rritjen në terma realë dhe mbështetja me kredi vazhdoi edhe në tremujorin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat