Arrestimi i Fredi Belerit në Himarë, reagon kryeministri Rama

Shqipëria

Arrestimi i Fredi Belerit në Himarë, reagon kryeministri Rama

Më: 12 maj 2023 Në ora: 11:54
Edi Rama, Fredi Beleri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.

Postimi i Rames për Fredi Belerin:

“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve.

Kjo do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!

Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat